Mos u lidh me student të dijes.

🌱Mos u lidh me student të dijes!

Shejkh Khalid ‘Abdur-Rahman el-Misrij, Allahu i Lartësuar e ruajt, thotë:

“Mos e lidh veten tënde me student të dijes, pa marrë parasysh sa i famshëm apo i popullarizuar është ai, dhe pa marrë parasysh sa të tërheq dituria e tij. Përse?

Kjo sepse ky student nuk është prej atyre që janë thellë të rrënjosur në dituri.

Përkundrazi, të takon ty që të jesh me Imamët që janë thellë të rrënjosur në dituri.

Nëse studenti është në pajtim me këta Imam të cilët janë thellë të rrënjosur në dituri, atëherë përfito prej tij. Sidoqoftë, nëse studenti është që i kundërshton këta Imam (sh., prijësa në dije) të cilët janë thellë të rrënjosur në dituri, atëherë heq dorë nga ai në mënyrë të plotë.

Vërtetë që shenjë e devijimit për ty është që të braktisësh atë në çfarë ishin Imamët e Islamit prej njerëzve të dijes…”

🔉Facebook: Masjid Al Bukhaari.

📱Përshtati: Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret

Leave a comment