Kur te ndodh diçka që nuk e pëlqen

📌Çfarë të thuash nëse të ndodh diçka që e urren (sh., e papëlqyeshme).

Dijetari i njohur Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin – Allahu e mëshiroftë – ka thënë: “Nëse privohesh nga ajo çfarë e mendon të mirë për veten tënde, atëherë thuaj: KaderAllahu ue ma shaae-fe’ale (E ka caktuar Allahu, dhe çfarë të dojë Ai vepron).

Po kështu kur të godet ty ajo çfarë e urren, thuaj: KaderAllahu ue maa shaae-fe’ale (E ka caktuar Allahu, dhe çfarë të dojë Ai vepron).”

📖Tefsiri i Sures Aal-Imran, 2/325.

📲Përshtati: Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret

Nuk ke mundësi t’i kënaqesh të gjithë

📜 S’ke dot rrugë për t’i kënaqur të gjithë¹.

▪️Ka thënë el-Imam esh-Shafi’jju, Allahu e mëshiroftë:

“Po që se përpiqesh me çdo përpjekje që t’i kënaqësh njerëzit që të gjithë, nuk ke rrugëdalje në këtë gjë.

Atëherë, meqë është kështu, bëje të sinqertë veprën tënde dhe qëllimin tënd për Allahun ‘Azze ue Xhel.”

📚”El-Menakib” el-Bejhekij, 2/173.

__________________
¹ Vërtetë që dikush nga të parët e devotshëm në fe thoshte:”Njerëzit nuk janë të kënaqur me Zotin e tyre, ndërkohë që Ai i furnizon ata. E si të jenë të kënaqur me dikë sikur puna e tyre?!”

Allahu na ndihmoftë të gjithëve në atë që Allahu do dhe kënaqet.

Allahu e di më së miri. Falënderimi i takon Zotit të botëve.

📱Përktheu dhe përshtati: Ebu ‘Abdus-Selam Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret

Xhenneti 2

📜 Xhenneti. II

▪️Ka thënë i dërguari i Allahut, lëvdata dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të:

“Vështrova në Xhennet, dhe pash që shumica e banorëve të tij ishin fukarenjtë.”

📚Mutefekun ‘Alejh¹.

__________________
¹ E ka përmendur Imam Neueuijj, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij të mirënjohur “Rijadus-Salihin”, që kur thotë Mutefekun ‘Alejh, ka për qëllim: Transmetuar nga Bukharijju dhe Muslimi.

Allahu e di më së miri. Falënderimi i takon Zotit të botëve.

📱Përktheu dhe përshtati: Ebu ‘Abdus-Selam Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret

Xhenneti 1

📜 Xhenneti. I

▪️Ka thënë ‘Abdullah ibn ‘Abbas, Allahu qoftë i kënaqur me të:

“Nuk ka në Xhennet ndonjë gjë të ngjashme me diçka prej gjërave të kësaj bote përveç emërtimeve.”

📚”Tefsir ibn Ebij Hatim”, 260.

Allahu e di më së miri. Falënderimi i takon Zotit të botëve.

📱Përktheu dhe përshtati: Ebu ‘Abdus-Selam Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret

Ruajtja e gjuhës

📜 Gjuha¹!!!

▪️Ka thënë ‘Abdullah ibn ‘Umer, Allahu qoftë i kënaqur me ta:

“Me të vërtetë, ajo që më së shumti meriton t’a pastrojë personi, është gjuha e tij.”

📚Ibn Ebij Ed-Dunja në “Es-Semt”, 99.

____________________
¹ Të parët e devotshëm në fe ishin që e ruanin gjuhën e tyre duke përmendur Allahun dhe duke u ruajtur nga fjalët e ndyta apo të panevojshme e pa ndonjë dobi.

Thonin se: Kemi takuar shumë persona që janë penduar pse kanë folur, por jo të atillë pse kanë heshtur.

Andaj, njeriu flet mirë, ose hesht – siç edhe ka ardhur në një hadith.

Allahu e di më së miri. Falënderimi i takon Zotit të botëve.

📱Përktheu dhe përshtati: Ebu ‘Abdus-Selam Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret

Martohu

📜 Martohu.

▪️Ka thënë tabiiu Ibrahim en-Nekhai’j¹, Allahu e mëshiroftë:

“Martohu. Se me të vërtetë Ai i Cili e furnizonte atë në shtëpinë e saj, është Ai që e furnizon atë dhe ty në shtëpinë tënde.”

📚”Tarijkhu ibn Mehrez”, 105.

________________
¹ E përmend shejkh dr. Muhamed bin Hadij, kur flet për Ebu Hanifen, se Ibrahim en-Nekhai’j ka qenë në shkollën e sahabiut ‘Abdullah ibn Mes’ud, Allahu qoftë i kënaqur me të.

Përkujtim madhështor

📜 Përkujtim madhështor nga sahabiu ‘Abdullah ibn Mes’ud, Allahu qoftë i kënaqur me të.

▪️Ka thënë ‘Abdullah ibn Mes’ud, Allahu qoftë i kënaqur me të:

“Që të mbajë një copë thëngjilli (copë druri apo qymyri i ndezur) derisa të shuhet, është më e dashur për mua sesa të them për një gjë që e ka caktuar Allahu: Ah, sikur të mos ishte kështu.”

📚Ebu Daud në “Ez-Zuhd”, 128.

Allahu e di më së miri. Falënderimi i takon Zotit të botëve.

📱Përktheu dhe përshtati: Ebu ‘Abdus-Selam Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret

Mos u brengos

☘Mos u brengos.☘

Ka thënë el-Imam Ibnul-Kajjim, Allahu e mëshiroftë: “Zoti, madhërimi i qoftë Atij, nuk e privon robin e Tij nga ndonjë gjë prej Dynjasë përveçse i jep atij më të mirë sesa atë dhe më të dobishme për të. E, kjo nuk është për dikë tjetër përveç besimtarit.”

📚 “El-Feuaid”, 57.

Përktheu dhe përshtati: Ebu ‘Abdus-Selam Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret