Përtacia

Ishte Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – që kërkonte mbrojtje nga përtacia, siç qëndron në fjalën e tij (kuptimi shqip i hadithit): “O Allah, kërkojë mbrojte tek Ti nga paaftësia, dhe përtacia.”

🔉Esh-Shejkh Muhammed el-‘Anxherij.

📲Përshtati: Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret

Mëshiroje atë që është në Tokë…

Ka thënë ‘Abdullah ibn Mes’ud, Allahu qoftë i kënaqur me të: “Mëshiroje atë që është në Tokë, që të të mëshirojë ty Ai që është në qiell.”

📚el-Imam Ahmed në “ez-Zuhd”, 880.

📱Përktheu dhe përshtati: Ebu ‘Abdus-Selam Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret

Mëshira ndaj njerëzve

📌Mëshira ndaj njerëzve.

Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem -, ka thënë : “Kush nuk i mëshiron njerëzit, nuk e mëshiron Allahu atë.” [Mutefekun ‘Alejhi, kuptimi shqip i hadithit]

Ibn Sa’dij – Allahu e mëshiroftë – ka thënë: “Mëshira e robit ndaj krijesave është prej shkaqeve më madhore me të cilën arrihet mëshira e Allahut.”

📖”Behxhetu Kulub el-Ebrar”, 1/188.

📲Përshtati: Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret

Ai që argumentohet me shumicën

📌Për atë i cili argumentohet me shumicën!!!

Ka thënë Imami Ripërtëritës Muhammed ibn ‘Abdul-Uehhab – Allahu e mëshiroftë – : “Nëse është që Islami të kthehet ashtu siç ka filluar; sa injorant është treguar ai që argumentohet në bazë të shumicës së njerëzve.”¹

____________________
¹ Në një hadith që gjendet tek Muslimi qëndron (kuptimi shqip i hadithit):” Ka filluar Islami si i huaj dhe do të kthehet si i huaj ashtu siç ka filluar, andaj Tuba qoftë për të huajt.”

Dhe të huajt janë njerëzit pakicë – që përmirësojnë atë çfarë të tjerët e kanë shkatërruar nga Sunneti i Muhamedit – në mesin e njerëzve shumicë.

📲Përshtati: Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret