Ebu Bekri dhe Umeri

📌Ebu Bekri dhe ‘Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me ta.

Ka thënë Ebu Xha’fer Muhammed ibn ‘Alij, Allahu e mëshiroftë: “Kushdo që nuk e njeh mirësinë e Ebu Bekrit¹ dhe ‘Umerit, Allahu qoftë i kënaqur me ta, është treguar injorant ndaj Sunnetit.”

📚Ebu Nu’ajm në “El-Hiljetul-Eulije”, 3/185.

___________
¹ Ebu Bekr dhe ‘Umer, Allahu qoftë i kënaqur me ta, janë më të mirët prej Sahabëve. Janë nga dhjetë të përgëzuarit me Xhennet. Dashuria ndaj tyre është shenjë e besimit, ndërkaq urrejtja ndaj tyre është shenjë e hipokrizisë, siç ka ardhur në shumë hadithe për vlerën e Sahabëve në përgjithësi dhe në veçanti vlerën e këtyre dyve, Allahu qoftë i kënaqur me ta që të gjithë.

📱Përktheu dhe përshtati: Ebu ‘Abdus-Selam Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret

Ebu Hurejreh

🍃Sahabiu Ebu Hurejreh, Allahu qoftë i kënaqur me të.

Ebu Hurejreh: ‘Abdur-Rahman ibnu Sakhrin ed-Deusijju.

E kanë përmendur njerëzit e diturisë se janë përcjellur prej tij nga Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – pesë mijë e treqind e shtatëdhjetë e katër (5374) hadithe.

Ka ndërruar jetë në vitin pesëdhjetë e shtatë në Medine, Allahu qoftë i kënaqur me të.

📖Shpjegimi i “‘Umdetul-Ahkam” nga Muhamed el-‘Uthejmin, faqe 25.

📲Përshtati: Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret

Sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta

📜Sahabët*, Allahu qoftë i kënaqur me ta.

🔸”Thuaj (o Muhammed): Falënderimi (lavdërimi) i takon Allahut dhe Selami qoftë mbi robërit e Tij të cilët i ka zgjedhur.”🔸 [Kuptimi i ajetit në shqip].

▪️Ka thënë Sufjan eth-Theurij:

“Ata (të zgjedhurit) janë shokët e të dërguarit të Allahut, lëvdata dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të.”

📚”Tefsirut-Tabarij”, 18/99.

_______
* Sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta, ishin shokët e të dërguarit Muhammed, lëvdata dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të. Ata të cilët e ndihmuan dhe sakrifikuan pasurinë e çdo gjë që kishin për t’a ndihmuar mesazhin e Muhammedit, lëvdata dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të. Ata janë më të mirët e Ummetit të Muhammedit, lëvdata dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të.

I ka përmendur e lavdëruar Allahu në Kur’an, po edhe në Librat e mëparshëm, për cilësitë e tyre fisnike e madhështore. Këtë e kanë përmendur shumë dijetarë nga e kaluara dhe deri në ditët e sotme. Prej tyre edhe shejkh dr. ‘Abdurrezak el-Beddr, Allahu e bekoftë, shiko tek “Fadlus-Sahabetil-Kiram”.

Dhe, dashuria ndaj tyre është shenjë e besimit, kurse urrejtja ndaj tyre është shenjë e hipokrizisë siç edhe ka ardhur në disa transmetime. Ata janë gjenerata më e mirë. Ata janë njerëzit më të mirë pas pejgamberëve.

Dhe më të mirët prej tyre ishin Ebu Bekri, pastaj ‘Umeri, Allahu qoftë i kënaqur me ta që të gjithë. Katër udhëheqësit e drejtë, mes tyre dhe ‘Uthmani, pastaj ‘Alijju, pastaj ata nga dhjetë të përgëzuarit me xhennet…

Allahu e di më së miri. Falënderimi i takon Zotit të botëve.

📱Përktheu dhe përshtati: Ebu ‘Abdus-Selam Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret

Sahabët