Puna me dituri

📌Synimi i diturisë është puna me të.

Vërtetë që dituria është pemë,
ndërkaq puna është frut.

Dhe se nuk llogaritet i ditur,
ai që me diturinë e tij nuk punon.

Dhe është thënë:

Dituria është prindi,
kurse vepra është i linduri.

Domethënë që:

…personi që me dijen që posedon nuk punon,
është porsi pema që fruta nuk lëshon,
apo sikurse ai që pasardhës nuk trashëgon.

Zoti na ndihmoftë në këtë dhe botën tjetër.

📑Referoju librit të el-Khatijb el-Bagdaadij “Iktidaaul-‘Ilm el-‘Amel”. Për më shumë, shiko shpjegimin e këtij libri nga dijetari fisnik dr. ‘Abdurrezak ibën ‘Abdul-Muhsin el-Beddr.

📲Përshtati: Elton Arifi.

http://t.me/dijadhedijetaret

Pasimi i epshit

Sulejman et-Tejmij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse do marrësh nga lëshimi i çdo dijetari; bashkohet tek ti e gjithë e keqja.”

📖Transmetuar nga Ibn ‘Abdul-Berr në ” El-Xhami’ “, 2/119.

📱Përshtati: Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret