Nuk ke mundësi t’i kënaqesh të gjithë

📜 S’ke dot rrugë për t’i kënaqur të gjithë¹.

▪️Ka thënë el-Imam esh-Shafi’jju, Allahu e mëshiroftë:

“Po që se përpiqesh me çdo përpjekje që t’i kënaqësh njerëzit që të gjithë, nuk ke rrugëdalje në këtë gjë.

Atëherë, meqë është kështu, bëje të sinqertë veprën tënde dhe qëllimin tënd për Allahun ‘Azze ue Xhel.”

📚”El-Menakib” el-Bejhekij, 2/173.

__________________
¹ Vërtetë që dikush nga të parët e devotshëm në fe thoshte:”Njerëzit nuk janë të kënaqur me Zotin e tyre, ndërkohë që Ai i furnizon ata. E si të jenë të kënaqur me dikë sikur puna e tyre?!”

Allahu na ndihmoftë të gjithëve në atë që Allahu do dhe kënaqet.

Allahu e di më së miri. Falënderimi i takon Zotit të botëve.

📱Përktheu dhe përshtati: Ebu ‘Abdus-Selam Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret

I pasur…

📜 Kush prej njerëzve është i pasur?!

▪️I është thënë Tabiiut¹ Ebij Kulabeh, Allahu e mëshiroftë:

“Kush prej njerëzve është më i pasuri?

Tha: Ai i cili është i kënaqur me atë që i është dhënë.”

📚”Tabaakat”, Ibn S’ad, 8909.

__________________
¹ Tabiinët janë gjenerata e cila i ka takuar shokët e të Dërguarit Muhammed, lëvdata dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të. Ata janë gjenerata më e mirë e Ummetit pas gjeneratës së parë.

Allahu e di më së miri. Falënderimi i takon Zotit të botëve.

📱Përktheu dhe përshtati: Ebu ‘Abdus-Selam Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret

Durimi.

📜 Durimi¹.

▪️Ka thënë el-Hafidh Sufjan ibn ‘Ujejneh, Allahu e mëshiroftë:

“Ishin që thonin:

Besimtari ka nevojë për durimin ashtu siç ka nevojë për ushqimin e pijen.”

📚”Es-Sabr” të Ibn Ebij Ed-Dunja, 84.

____________
¹ E kanë përmendur disa prej dijetarëve që durimi përfshinë:

1. Të jesh i duruar në kryerjen e asaj që e ka urdhëruar Allahu;

2. Të jesh i duruar në largimin nga ajo që e ka ndaluar Allahu;

3. Të jesh i duruar në caktimin e Allahut.

Për më tepër shiko tek shpjegimi i “Rijadus-Salihin” nga Muhammed el-‘Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, kapitulli i Durimit.

Allahu e di më së miri. Falënderimi i takon Zotit të botëve.

📱Përktheu dhe përshtati: Ebu ‘Abdus-Selam Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret

Vesveset

📜 Vesveset❗️

” Dhe dije: Me të vërtetë që djalli mund të të vijë ty (me vesvese) kur ti synon të bësh një vepër të mirë, dhe të thotë ty: Vërtetë që ti po e bënë këtë vepër për t’u dukur (syfaqësi), shkatërron zellin tuaj dhe ju dekurajon, porse mos i kushtoni vëmendje kësaj, as mos iu bind, por vepro edhe nëse të thotë ty (vesvesi): Vërtetë që ti po vepron për t’u dukur apo për famë (që të përmendesh); Sepse nëse ti do të ishe pyetur: A po e vepron ti ketë tani, thjeshtë sa për t’u dukur e përmendur? Ti do të thoshe: Jo!!

Atëherë, ky është prej vesveseve të cilin e ka futur djalli tek ti në zemrën tënde, mos i kushtoni vëmendje kësaj, vepro të mirën, dhe mos thuaj: Unë po bëj syfaqësi e të ngjashme me këtë.”

📚Dijetari fisnik Muhammed el-‘Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, në shpjegimin e librit “Rijadus-Salihin” të Imam Neueuijjut, kapitulli i Sinqeritetit.

Allahu e di më së miri. Falënderimi i takon Zotit të botëve.

📱Përktheu dhe përshtati: Ebu ‘Abdus-Selam Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret

Pesë janë prej lumturisë

📜 Pesë gjëra janë prej lumturisë.

▪️Ka thënë Imami, asketi, el-Fudejl ibn ‘Ijad, Allahu e mëshiroftë:

” Pesë janë prej lumturisë:

1. Bindja në zemër;

2. Devocioni¹ në fe;

3. Asketizmi në Dynja;

4. Turpi;

5. Dituria.”

📚”El-Hilje” të Ebij Nu’ajm el-Asbahanijj, Allahu e mëshiroftë.

_________________
¹ E kanë përmendur shumë dijetarë çështjen e ez-Zuhdit dhe të el-Uera’a. Prej tyre dijetari fisnik shejkh Muhammed el-‘Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ku ka thënë:

“Zuhdi është gradë më e lartë sesa el-Uera’a. Dhe dallimi në mes tyre është se el-Uera’a është braktisja e asaj që të bënë dëme në botën tjetër. Kurse ez-Zuhd është braktisja e asaj që nuk të sjellë ndonjë dobi në botën tjetër.”

Allahu e di më së miri. Falënderimi i takon Zotit të botëve.

📱Përktheu dhe përshtati: Ebu ‘Abdus-Selam Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret

Të mira në Dynja

📌E mira në Dynja.

🔸”Zoti ynë na jep në Dynja të mirën.”🔸 [Kuptimi i ajetit në shqip]

Ka thënë el-Hasen el-Basrij, Allahu e mëshiroftë: “E mira në Dynja është: dituria dhe adhurimi (ibadeti).”

📚”Tefsir ibn Ebij Hatim”, 9076.

Allahu e di më së miri. Falënderimi i takon Zotit të botëve.

📱Përktheu dhe përshtati: Ebu ‘Abdus-Selam Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret

Mëshira ndaj njerëzve

📌Mëshira ndaj njerëzve.

Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem -, ka thënë : “Kush nuk i mëshiron njerëzit, nuk e mëshiron Allahu atë.” [Mutefekun ‘Alejhi, kuptimi shqip i hadithit]

Ibn Sa’dij – Allahu e mëshiroftë – ka thënë: “Mëshira e robit ndaj krijesave është prej shkaqeve më madhore me të cilën arrihet mëshira e Allahut.”

📖”Behxhetu Kulub el-Ebrar”, 1/188.

📲Përshtati: Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret