Nuk ke mundësi t’i kënaqesh të gjithë

📜 S’ke dot rrugë për t’i kënaqur të gjithë¹.

▪️Ka thënë el-Imam esh-Shafi’jju, Allahu e mëshiroftë:

“Po që se përpiqesh me çdo përpjekje që t’i kënaqësh njerëzit që të gjithë, nuk ke rrugëdalje në këtë gjë.

Atëherë, meqë është kështu, bëje të sinqertë veprën tënde dhe qëllimin tënd për Allahun ‘Azze ue Xhel.”

📚”El-Menakib” el-Bejhekij, 2/173.

__________________
¹ Vërtetë që dikush nga të parët e devotshëm në fe thoshte:”Njerëzit nuk janë të kënaqur me Zotin e tyre, ndërkohë që Ai i furnizon ata. E si të jenë të kënaqur me dikë sikur puna e tyre?!”

Allahu na ndihmoftë të gjithëve në atë që Allahu do dhe kënaqet.

Allahu e di më së miri. Falënderimi i takon Zotit të botëve.

📱Përktheu dhe përshtati: Ebu ‘Abdus-Selam Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret

Leave a comment