Nuk ke mundësi t’i kënaqesh të gjithë

📜 S’ke dot rrugë për t’i kënaqur të gjithë¹.

▪️Ka thënë el-Imam esh-Shafi’jju, Allahu e mëshiroftë:

“Po që se përpiqesh me çdo përpjekje që t’i kënaqësh njerëzit që të gjithë, nuk ke rrugëdalje në këtë gjë.

Atëherë, meqë është kështu, bëje të sinqertë veprën tënde dhe qëllimin tënd për Allahun ‘Azze ue Xhel.”

📚”El-Menakib” el-Bejhekij, 2/173.

__________________
¹ Vërtetë që dikush nga të parët e devotshëm në fe thoshte:”Njerëzit nuk janë të kënaqur me Zotin e tyre, ndërkohë që Ai i furnizon ata. E si të jenë të kënaqur me dikë sikur puna e tyre?!”

Allahu na ndihmoftë të gjithëve në atë që Allahu do dhe kënaqet.

Allahu e di më së miri. Falënderimi i takon Zotit të botëve.

📱Përktheu dhe përshtati: Ebu ‘Abdus-Selam Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret

E vërteta

📌E vërteta mbrohet me të vërtetën.

El-Mu’alimij -Allahu e mëshiroftë – ka thënë: “Dhe në çfarëdo niveli që të arrij dashuria jonë ndaj së vërtetës;

Ne nuk e ndihmojmë atë përveçse me të vërtetën.”

📖” Mexhmu’ el-Athaar”, 4/6.

📲Përshtati: Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret

Përkujtim madhështor

📜 Përkujtim madhështor nga sahabiu ‘Abdullah ibn Mes’ud, Allahu qoftë i kënaqur me të.

▪️Ka thënë ‘Abdullah ibn Mes’ud, Allahu qoftë i kënaqur me të:

“Që të mbajë një copë thëngjilli (copë druri apo qymyri i ndezur) derisa të shuhet, është më e dashur për mua sesa të them për një gjë që e ka caktuar Allahu: Ah, sikur të mos ishte kështu.”

📚Ebu Daud në “Ez-Zuhd”, 128.

Allahu e di më së miri. Falënderimi i takon Zotit të botëve.

📱Përktheu dhe përshtati: Ebu ‘Abdus-Selam Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret

Mos u brengos

☘Mos u brengos.☘

Ka thënë el-Imam Ibnul-Kajjim, Allahu e mëshiroftë: “Zoti, madhërimi i qoftë Atij, nuk e privon robin e Tij nga ndonjë gjë prej Dynjasë përveçse i jep atij më të mirë sesa atë dhe më të dobishme për të. E, kjo nuk është për dikë tjetër përveç besimtarit.”

📚 “El-Feuaid”, 57.

Përktheu dhe përshtati: Ebu ‘Abdus-Selam Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret

Sprova.

📌Sprova.

Ibn Baz – Allahu e mëshiroftë – ka thënë: “Mundet që robi të sprovohet me varfëri, sëmundje e të tjera përveç këtyre prej vështirësive, që të dal në shesh mirënjohja (sh., falënderimi) dhe durimi i tij.”

📖” el-Mexhmu “, 6/254.

Shejkh Ramzan el-Haxhirij – Allahu e bekoftë – ka thënë: “Vështirësitë janë sprovë; vetëm këta të cilëve u është dhënë sukses i kalojnë ato, Zoti im të mëshiroftë.”

📲Përshtati: Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret

Vesveset

📜 Vesveset❗️

” Dhe dije: Me të vërtetë që djalli mund të të vijë ty (me vesvese) kur ti synon të bësh një vepër të mirë, dhe të thotë ty: Vërtetë që ti po e bënë këtë vepër për t’u dukur (syfaqësi), shkatërron zellin tuaj dhe ju dekurajon, porse mos i kushtoni vëmendje kësaj, as mos iu bind, por vepro edhe nëse të thotë ty (vesvesi): Vërtetë që ti po vepron për t’u dukur apo për famë (që të përmendesh); Sepse nëse ti do të ishe pyetur: A po e vepron ti ketë tani, thjeshtë sa për t’u dukur e përmendur? Ti do të thoshe: Jo!!

Atëherë, ky është prej vesveseve të cilin e ka futur djalli tek ti në zemrën tënde, mos i kushtoni vëmendje kësaj, vepro të mirën, dhe mos thuaj: Unë po bëj syfaqësi e të ngjashme me këtë.”

📚Dijetari fisnik Muhammed el-‘Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, në shpjegimin e librit “Rijadus-Salihin” të Imam Neueuijjut, kapitulli i Sinqeritetit.

Allahu e di më së miri. Falënderimi i takon Zotit të botëve.

📱Përktheu dhe përshtati: Ebu ‘Abdus-Selam Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret

Mbajtja e lidhjeve farefisnore

📌Mbajtja e lidhjeve farefisnore.

Shejkh Ibn Baz – Allahu e mëshiroftë – ka thënë: “Është obligim për ty t’i mbash lidhjet farefisnore aq sa të mundesh; përmes vizitës, kur të të lehtësohet kjo ty; (poashtu) me të shkruar apo përmes telefonit.

Gjithashtu ligjërohet për ty lidhja e raporteve farefisnore me pasuri në qoftë se i afërmi është i varfër.”

📖” Mexhmu’ul-Fetaua”, 9/415.

📲Përshtati: Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret

Gjynahet

📌Dobi të shkurtëra.

A e keni parë që nëse një person është skajshmërisht i uritur dhe pranë duarve të tij ndodhet ushqimi i shijshëm, e ai e shtrinë dorën që të ushqehet prej tij.

E i thuhet atij: Është i helmuar. Nëse hanë prej tij do të të dëmtoj apo edhe të shkatërron.

A thua e shtrinë dorën drejtë tij apo e mban?

Subhanell-Llah. Si i qëndron larg ushqimit nga frika se e dëmton, ndërkohë që nuk i largohet mëkateve nga frika e ndëshkimit që sjellin ato. Allahu na udhëzoftë.

📝”Feuaid Mukhtesareh”, Dr. ‘Abdur-Rezak el-Bedr.

📱Përshtati: Elton Arifi.

https://t.me/dijadhedijetaret